Akuza për kreun e SPAK në Trialog, Sulo: Dumani u tërhoq, po ruan Ramën nga hetimet

Analisti Arion Sulo, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, shprehu kritika të forta ndaj performancës së kreut të SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij në komisionet parlamentare. Sulo akuzoi Dumanin se nuk iu përgjigj pyetjeve thelbësore, veçanërisht atyre lidhur me krimin zgjedhor dhe hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Sulo tha se shefi i SPAK ishte tërhequr, duke përdorur vetëm përgjigje të përgjithshme.
“Ai artikuloi vetëm slogane se ai është hetim, kjo po hetohet. Në këtë mënyrë nuk ecet. Altin Dumani u tërhoq,” deklaroi Sulo.
Analisti ngriti shqetësimin se Reforma në Drejtësi po operon me standarde të dyfishta, duke mbrojtur një krah të politikës ndaj akuzave të rënda.
“E kam mbrojtur reformën në drejtësi, por kemi goditje të opozitës në një krah dhe ruajtje të Edi Ramës nga krahu tjetër. Kjo nuk është e drejtë,” theksoi Sulo. Më tej, ai shtoi se thelbi i problemit në vend nuk është prekur, duke deklaruar se: “Sistemi i vjedhjes së zgjedhjeve nuk është prekur.”
/rtsh.al/