E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zogaj në “Trialog”: Parlamenti është sovran, SPAK po jep rezultatet e para

Në emisionin “Trialog” në RTSH 1, moderuar nga Alba Alishani, u diskutua raportimi i kreut të SPAK, Altin Dumani, në Kuvend dhe sfidat e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Ish-prokurori Eugen Beci, analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe gazetari Arion Sulo ndanë mendimet e tyre mbi rolin e drejtësisë së re.

Preç Zogaj theksoi rëndësinë e raportimit në Parlament si pjesë e arkitekturës së një Republike demokratike, duke vlerësuar ballafaqimin mes SPAK dhe deputetëve si një hap drejt llogaridhënies. Ai vlerësoi disa prej pyetjeve të opozitës si të drejtpërdrejta dhe konstruktive.

“Kjo është arkitektura e Republikës demokratike, parlamenti është mbi të gjitha dhe kjo i jep përparësi të gjithë qytetarëve që të shohin si parlamenti është sovran dhe sigurisht që nga raportimi dalin disa probleme, del ajo që ka një kontrast midis retorikës antikorrupsion dhe të vërtetës së korrupsionit. Opozita përballet me përgjigje dhe bën masë retorika kur nuk ke fakte në dorë. Krimi zgjedhor ishte vetëm një pjesë e pyetjeve dhe kishte momente shumë të miras ku disa prej deputetëve opozitar ishin në lartësinë e detyrës Belind Këllici apo Strazimiri bën pyetje konkrete. Ky ballafaqim e rimbarson problemin e korrupsionit në Shqipëri, që është një luftë e suksesshme sepse për herë të parë kemi zyrtarë të lartë dhe shumë të lartë të cilët janë hetuar dhe po gjykohen apo janë të dënuar”, u shpreh Zogaj.

Në debat u theksua se nuk ka dualitet mes prokurorive, por ndarje funksionale mes SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme. SPAK, sipas analistit Zogaj, është krijuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për të luftuar pandëshkueshmërinë dhe krimin në nivelet më të larta të pushtetit.

“Nuk ka dy prokurori, nuk ka dualitet ato janë dy prokurori të ndryshme dhe e dimë mirë pse ka ndodhë. Gjykata e SPAK është një përvojë që u mor dhe nga disa vende te ndryshme, në forma të ndryshme në Kroaci, në Rumani. Ka qenë shumë ë suksesshme lufta kundër krimit të organizuar por ka qenë e ndaluar që t hetoj në sferat e larta. Në Shqipëri, problemi i pandëshkueshmerisë ishte problem madhor që vuri në lëvizje  partner strategjik dhe SPAK nuk është krijuar nga Shqipëria. Unë mendoj se tërheqja e tij ose deklarata dhe kërkon ti jap peshë është këmbëngulja e tij për të lejuar prokurorët e tjerë të rikandindojnë jo t’ju zgjatet mandati”, tha Zogaj.

Modeli i ndjekur është ai i disa vendeve si Kroacia dhe Rumania, ndërsa Shqipëria po shënon për herë të parë hetime dhe dënime për zyrtarë të lartë, një tregues i një drejtësie që po fillon të japë rezultate konkrete.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›