E Martë, 3 Nëntor 2026

Akuzat e PD, KQZ verifikon numrin e fletëve të papërdorura

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Në një nga magazinat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në fshatin Vaqarr të Tiranës u zhvillua procesi i hapjes së kutive të materialeve të votimit sipas kërkesës së Komisionit në Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pas ankimimit të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura.

KAS sot verifikoi 229 kuti, ku 99,455 fletët e votimit që ishin të papërdorura gjatë zgjedhjeve të 11 majit u gjetën brenda kutive të posaçme. Procesi u zhvillua sipas rendit të paracaktuar: Vlorë; Dibër; Gjirokastër; Korçë; Lezhë; Shkodër; Fier; Berat; Durrës; Tiranë; Elbasan.

Siç rezultoi nga verifikimi, në kuti u gjetën të gjitha fletët e votimit të papërdorura, për të cilat KQZ përmes një letre e sqaroi Partinë Demokratike se 99,455 fletët mungonin nga 229 Qendra Votimi që ishin shkruar me “zero” në procesverbale. Pjesa tjetër, KQZ sqaroi se ishin 27.340 fletë të votimit elektronike që u aplikua në 74 QV dhe 5368 të papërdorura në 1,380 QV që ishin pasqyruar me gabime në disa procesverbale. Shifra këto, që bashkë me mbi 99 mijë fletët e gjetura këtë të enjte gjatë verifikimit në magazinën e materialeve zgjedhore të KQZ në Vaqarr, përbëjnë 130 mijë fletët që PD ngriti dyshime se mungonin.

PD kërkoi nisjen e hetimit administrativ, KQZ përgjigjet për fletët e votimit

/m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›