E Martë, 3 Nëntor 2026

Abrazhda në Prishtinë: Bashkëpunim rajonal në fushën e sigurisë

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Zëvendësministrja e Mbrojtjes,  Blerina Abrazhda mori pjesë sot në Samitin “Women, Peace and Security” në Prishtinë, nën kujdesin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë punimeve të samitit, Abrazhda zhvilloi takime me përfaqësuesen e NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Irene Fellin, dhe Ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe, H.E. Dr. Maitha Al Shamsi.

Në mbyllje të punimeve, ajo u takua me Presidenten Osmani për të diskutuar bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë, si dhe mbështetjen që Shqipëria i jep Kosovës në rrugën drejt NATO-s.

1 nga 7

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›