E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat për vrasje dhe grup kriminal, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Mario Çelës dhe Sergej Hasanpapaj

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Mario Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Suel Çela dhe Sergej Hasanpapaj, për masën e arrestit me burg.

Ata u ekstraduan pak muaj me parë nga Belgjika, ku ishin  arrestuar me kërkesë të SPAK. 

Mario Çela dyshohet për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

Sergej Hasanpapaj akuzohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale dhe veçanërisht, si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Bledar Muça në Belgjikë.

32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›