E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohet nga ish-bashkëjetuesi për kanosje dhe djegien e orendive shtëpiake, ndalohet Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme

Mësohet se, Policia e Tiranës ka ndaluar pak ditë më parë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio.

Tomori ka një vilë 3 katëshe në këtë zonë dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin. Bime ka debatuar me ish-bashkëjetuesit kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë.

Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj, duke e kërcënuar se do t’ hiqte lejen e qëndrimit.

Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese ndaj tij.

Në shtator, policia kishte arrestuar vetë Tomorin, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj drejtoreshës së Ministrisë së Brendshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›