E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen matësi i energjisë elektrike në Shkodër, vdes 67-vjeçari, dyshohet për tritol

Shpërthim në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodër. Sipas burimeve të policisë, ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Dyshohet për tritol. Si pasojë 67-vjeçari, H. Y. ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në orën 10.10 të mëngjesit, në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani” e njohur si lagjja Perash e këtij qyteti.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›