E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akuzohet se përdhunoi vajzën e mitur të partneres, lihet në burg 37-vjeçari nga Elbasani: Ndodhi me dëshirën e saj! E ëma fajëson të bijën

Jepet masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Elbasanit për 37-vjeçarin i cili akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale për disa muaj me një 15-vjeçare, vajzën e mitur të bashkëjetueses.

37-vjeçari e pranoi aktin duke deklaruar se ka qenë me pëlqimin e vajzës.

E mitura, në prani të psikologes dhe efektivëve të policisë ka deklaruar se prej katër muajsh është abuzuar seksualisht nga partneri i të ëmës.

Ky i fundit e ka pranuar aktin, duke thënë se kjo ka ndodhur me dëshirën e vajzës së mitur.

Ndërkohë nga ana tjetër, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit, duke akuzuar të bijën.

Pas zbulimit të ngjajres së rëndë, vajza e mitur është strehuar në një qendër të viktimave të trafikimit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›