Alarm në mbrojtje te Reali, dëmtohen Carvajal dhe Militao

Lajme të këqija në kampin e Realit të Madridit. Sikur të mos mjaftonte humbja në derbin kundër Atleticos, edhe dëmtimet shqetësojnë trajnerin Alonso, që humbet 2 mbrojtës për sfidat e radhës.
Dani Carvajal dhe Eder Militao mbyllën të dëmtuar derbin kundër Atléticos së Madridit. Carvajal vuan nga një dëmtim në këmbën e djathtë dhe kthimi i lojtarit spanjoll në fushë do të varet nga përparimi i tij, megjithatë, ky lloj dëmtimi zakonisht rezulton në një mungesë katër-javore.
Nuk është bërë e ditur koha e rikuperimit të brazilianit, por është e sigurt që Militao do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Kairat Almaty. Të padisponueshëm për Realin në këtë takim janë edhe Alexander Arnold, Rudiger dhe Mendy.