E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Abissnet Superiore”, verdiktet e javës së pestë

Java e pestë e Abissnet Superiore u mbyll mbrëmjen e sotme. Vllaznia fitoi 2-0 ndaj Vorës në “Loro Boriçi”, ndërsa Egnatia triumfoi 2-1 në transfertë ndaj Flamurtarit në Vlorë.

Pas këtyre triumfeve të rëndësishme, Vllaznia dhe Egnatia ngjiten në kuotën e 10 pikëve, një më pak se AF Elbasani i vendit të parë.

Bylisi mori tre pikë të rëndësishme duke mposhtur Partizanin 3-1 në Ballsh, ndërsa Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Tiranës në kryeqytet.

Nga ana tjetër, AF Elbasani dhe Teuta nuk shënuan asnjë gol dhe e mbyllën sfidën 0-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›