E Premte, 6 Nëntor 2026

Alarmet për bombë në Europë, Wizz Air: Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit, prioriteti ynë kryesor

6 Nëntor 2026 | 15:58

Në lidhje me raportimet e ditëve të fundit për kërcënime me bombë ndaj disa fluturimeve në Europë, Wizz Air ka dalë me një reagim ku siguron opinionin publik se çdo situatë po trajtohet me seriozitetin maksimal, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kompetente dhe në përputhje me protokollet ndërkombëtare të sigurisë.

Wizz Air konfirmon se të gjithë avionët e përfshirë në këto raportime janë ulur në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet përkatëse po vijojnë kontrollet dhe verifikimet e nevojshme.

Këto kërcënime nuk kanë qenë të kufizuara vetëm ndaj Wizz Air, por kanë prekur edhe kompani të tjera ajrore europiane, duke sjellë në disa raste devijime fluturimesh dhe aktivizimin e masave parandaluese të sigurisë.

Kompania mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, duke zbatuar me përpikëri procedurat e përcaktuara dhe duke ndjekur nga afër çdo zhvillim.

Siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbeten prioriteti absolut i Wizz Air.

Home Kryefaqja

Shiko në: YouTube

Lajme të Sugjeruara

Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj publikon video me AI: Më persekutojnë

Nga paraburgimi i Fierit, Veliaj publikon video me AI: Më persekutojnë

SPAK dërgon për gjykim 8 persona, kërkohet konfiskimi i 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro

SPAK dërgon për gjykim 8 persona, kërkohet konfiskimi i 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro

Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›