E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi i Ambasadës së SHBA, Baçi: Falë Zotit Shqipëria nuk ka qenë pjesë e sulmeve të tilla, nuk ka vend për panik

Analisti Agim Baçi, i ftuar këtë të enjte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, analizoi alarmin e dhënë nga ambasada e SHBA në vendin tonë, lidhur me sulme të mundshme nga Irani.

Ai tha se nuk ka vend për panik, megjithatë duhet treguar kujdes.

Pjesë nga biseda:

Baçi: Falë Zotit, historia e Shqipërisë është se Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë pjesë e sulmeve të këtij lloji.

Borakaj: Edhe ISIS kishte atë mesazhin: “Do vijnë ditë të zeza për ju.”

Baçi: Që të vijë një raketë këtu duhet shumë.

Kume: Nuk duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare?

Baçi: Nuk ka vend për panik, por as për nënvlerësim.

Kume: Këshilli i Sigurisë duhet të ishte mbledhur me kohë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›