E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi i presidences daneze

Nuk dua te perputh ketu te vertetat qe kemi shprehur e mbrojtur tash dy vjet pergjate shtegut te ngushtuar dhunshem te veprimit opozitar me te vertetat e hidhura qe ambasadori i Danimarkes ne cilesine e perfaqesuesit te presidences se BE-se per keta gjashte muaj rreshtoi dje me gjuhen e Europes troc si mbase asnjehere ne keto vite te trazuara per Shqiperine. Nuk dua te rimarr pjese te tera te intervistes se tij befasuese per te thene sot ja lexojeni se sa shume u ngjajne pikepamjet e hapura te presidences daneze pikepamjeve tona per shumecka ka ndodhur apo eshte bere si mos me keq ne keto vite te rrenimit te moralit qeverises e te institucioneve te brishta te shtetit tone. Nuk dua aq me pak te bej ate qe fort mire ambasadori Karsten Ankjaer Jensen e percakton si loje te fajit mes paleve sepse vendit nuk i duhet assesi kjo loje fundi i se ciles ka gjithnje si rezultat perbaltjen e te gjitha paleve dhe si fitues vetem deshperimin popullor bashke me zhgenjimin nderkombetar.

Dua vetem te them se eshte koha per te ndryshuar radikalisht politiken shqiptare ne funksion te Europes si shpirt si vizion si mision si sjellje publike e sigurisht edhe qeverisese. Dhe dua te nenvizoj fort me kete rast detyrimin tone te papermbushur tash njezet vjet per Shqiperine Europiane qe na duhet si shqiptare pa dallim Per shtetin shqiptar qe ne 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise eshte larg se qeni shtet ne sherbim te qytetareve shqiptare dhe ne mbrojtje te flamurit e te vlerave tona si komb e si shoqeri europiane Per shoqerine shqiptare qe doli nga sketerra komuniste dhe vijon te perpelitet ne boshllekun alarmant te vlerave morale ku politika e vjeter e ketyre njezet vjeteve forcon sundimin e saj duke shkaterruar themelet e bashkejeteses qytetare me dinamitin e urrejtjes percarese.

Ne opozita shqiptare Partia Socialiste ne krye te saj beme sa mundem jo sa deshem pasi u vodhem ne zgjedhjet e qershorit 2009 e u vrame ne protestat qe kulmuan me masakren e 21 janarit per tu rivjedhur perseri ne zgjedhjet e majit 2011 ne Tirane diten per diell. Mbase jo ne cdo moment te veshtire patem kthjelltesine e nevojshme perballe nje pushteti qe u soll e vazhdon te sillet me opoziten si me nje armik qe duhet asgjesuar per tu kthyer ne nje sherbetor te perulur te nje qeverie te kthyer ne regjim. Por pa asnje fije dyshimi po te mos kishim rezistuar sic rezistuam po te mos e kishim bojkotuar parlamentin e zgjedhjeve te vjedhura po te mos kishim perdorur cdo mjet demokratik qe patem ne dispozicion pavaresisht dukjes joeuropianiste te aksionit tone politik ne ndonje moment apo kritikave rendom cinike ndaj nesh Shqiperia sot sdo kishte me asnje shans per te shpetuar se shpejti nga diktatura e faktit te kryer.

Sot ky shans eshte i plote. Modeli bjellorus i demokracise se kontrolluar nga pushteti eshte diskredituar edhe pse vazhdon te mbetet projekti i panderprere politik i pushtetit te sotem te Shqiperise. Ky projekt ska asnje te ardhme europiane sepse Europa ska vend per nje Shqiperi ku zgjedhjet spermbushin standartet e BE-se ku vjedhjet qeveritare te pasurise e te parase publike jane rutine dhe ku proceset gjyqesore per qeveritaret e kapur me presh ne duar jane komedi ku qeveria vret me pushke protestuesit dhe ku gjykatesit vrasin drejtesine njesoj sic vret Garda e Republikes qytetaret.

Shansit te plote qe eshte krijuar per ta shpetuar Shqiperine nga diktatura e faktit te kryer ne Partia Socialiste duhet duam dhe do ti japim mundesine te behet realitet permes nje projekti politik europian diametralisht te kundert me projektin politik te qeverise. Permes nje projekti politik qe eshte ne embrionin e programit tone te ri Per nje Rilindje Shqiptare. Permes nje projekti politik qe synon ndertimin e shtetit modern europian qe Shqiperia nuk e ka ende pas 100 vjetesh pavaresi. Permes nje projekti politik qe ka ne thelbin e vet interesat kombetare dhe nje vizion te ri per Shqiperine e shekullit XXI. Permes nje projekti politik qe kerkon nje politike te re sot me shume se kurre me pare. Ne fjale sjellje e vepra.

Keshtu e degjoj une alarmin e presidences daneze te BE-se per gjendjen e sotme te Shqiperise dhe per cka duhet te bejme per sa na takon ne opozites shqiptare Partise Socialiste ne radhe te pare qe e nesermja te mos i ngjaje te sotmes e qe me heret se vone Shqiperia te ndahet nga rruga e stermundimshme e te shkuares ku ka mbetur peng. Edhe njehere respekt te thelle e mirenjohje per kete alarm qe i vjen ne ndihme bujarisht Shqiperise e shqiptareve ne fillimin e ketij viti sa simbolik sepse perkon me 100 vjetorin e pavaresise aq edhe dramatik per ecurine e vendit qofte per shkak te krizes shumeplaneshe qe thellohet qofte per arsye te kalendarit te vet politik ku projektet e kunderta do te ballafaqohen detyrimisht ne me shume se nje udhekryq kritik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›