BiznesAlbania Ja pse eshte rritur cmimi i karburanteve ne treg
Rritja e cmimit te karburanteve nuk ka lidhje me ndonje politike te re cmimesh te kompanive qe importojne dhe tregtojne karburante. Ajo eshte rrjedhoje e administrimit fiskal shqiptar dhe e faktoreve te tjere jashte kompanive te biznesit. Ne nje komunikate per shtyp te shperndare sot sqarohet nga BiznesAlbania se pse shqiptaret po e paguajne shtrenjte karburantin.
BiznesAlbania si organizate umbrelle e shoqatave me te rendesishme dhe elitare ne vend pjese e te ciles eshte edhe Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve anetare themeluese eshte e detyruar te reagoje lidhur me komentet dhe akuzat qe jane bere ne disa prej mediave vendase mbi te ashtuquajturin abuzim me cmimin e karburanteve ne treg.
BiznesAlbania ne emer te Shoqates se Shoqerive te Hidrokarbureve sqaron
1. Rritja e cmimit te hidrokarbureve nafte dhe benzine e vene re ne fillim te vitit 2012 eshte ndikuar se pari nga zbatimi i ligjit Per sistemin e taksave vendore te ndryshuar sipas te cilit Heqja e takses se makinave te perdorura ne import dhe ne shitje brenda vendit takses vjetore te qarkullimit takses se regjistrimit te pervitshem te mjeteve zevendesohet me nje strukture te re te ketyre tre taksave e cila eshte nje takse fikse per liter mbi gazoilin dhe benzinen te importuara apo te prodhuara ne vend ne masen 5 leke per liter per periudhen nga data 24 gusht dite kur hyri ne fuqi ligji i ri deri ne 31 dhjetor 2011 dhe 7 leke per liter duke filluar nga data 1 janar 2012. Kjo do te thote se cdo liter karburant e shitur arketon ne menyre te drejtperdrejte ne arken e shtetit aktualisht 84 leke perfshire TVSH-ne.
Kjo rritje cmimi e pasqyruar ne tabelat e shitjes te shoqerive me pakice nuk ka asnje ndikim ne financat e kompanive nuk shton asnje per qind fitimin e tyre. Ajo arketohet ashtu sic grumbullohet gjate shitjes.
2. Rritja reale e cmimit te hidrokarbureve eshte ajo qe vjen nga konjuktura nderkombetare si dhe nga kursi i kembimit te monedhes amerikane me lekun. Duke filluar nga 3 janari ne te gjitha bursat nderkombetare ku kuotohet nafta eshte vene re nje rritje e cmimit. Mesatarisht kjo rritje shkon rreth 50-60 USD/ton. Kjo rritje ne burse ende nuk eshte reflektuar ne tregun e brendshem te shitjes me pakice te karburanteve per shkakun e thjeshte se kompanite importuese kane ende gjendje malli nga blerjet e fundvitit dhe ne respektim te kerkeses ligjore per rezerven e sigurise. Por ky ndryshim konjuktural i burses sigurisht qe do te pasqyrohet ne cmimin final.
3. Nje faktor mjaf i rendesishem qe duhet marre ne konsiderate ne analizen e kostos se nje litri karburant te shitur ka te beje edhe me kursin e kembimit. Krahasuar me vitin e kaluar dollari amerikan ka nje kapercim te frikshem. Biznesi eshte i detyruar te bleje me kete vlere dollarin ne tregun e brendshem per te realizuar importet e domosdoshme. Kjo kosto ne kursin real te kembimit valutor detyrimisht vleresohet ne koston finale te produktit te shitur.
BiznesAlbania vlereson se nuk behet fjale per rritje abusive te cmimit te hidrokarbureve ne kete fillim viti. Rreth 98 te cmimit final te produktit sipas eksperteve e perben cmimi i produkteve ne burse se bashku me detyrimet fiskale dhe ato vendore. Taksat portuale te Depozitave Bregdetare qe menaxhohen nga koncensionare private jane nga me te lartat ne rajon. E njejta gje vlen te thuhet edhe per detyrimet e tjera deri tek tatimi mbi vleren e shtuar.
Qeverite perfshire edhe qeverine aktuale kane pare tek Shoqerite e Importimit dhe Tregtimit te Hidroakrbureve porten e hapur per te vjele detyrimet tatimore dhe doganore si menyren me te lehte te administrimit te ketyre taksave. Dy pikat ku furnizohet tregu shqiptar Porto Romano ne Durres dhe Petrolifera ne Vlore jane te vetmet pika ne rajon ky vilet ky tatim ne ndryshim nga pothuajse te gjitha tregjet e tjere ne rajon e me gjere.
Nuk ka mjaftuar kjo por sipas informacionit qe ka BiznesAlbania dhe Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve Qeveria ka planifikuar aplikimin e nje takse te re te posacme serish mbi karburantet. Lajmi u njoftua ne rishikimin e Planit Kombetar te Transportit i cili u botua ne Fletoren Zyrtare.
Dokumenti i Ministrise se Transporteve qe tashme ka marre miratimin edhe te qeverise shqiptare parashikon qe gjate tri viteve ne vazhdim nje pjese e fondit per mirembajtjen e rrugeve te merret nga nje takse e posacme mbi karburantet. Qeveria ka rene dakord vetem ne parim per venien e kesaj takse por masa e saj do te percaktohet me ane te nje ligji te posacem. Qeveria ka argumentuar se keto fonde ne pergjithesi mblidhen ne burim atje ku prodhohet karburanti ose kur karburanti eshte i importuar taksat mblidhen nga doganat ose nje agjent tjeter i pershtatshem.
Ky qendrim i pakonsultuar ne asnje rast me grupet e interest pritet te ndikoje ne biznesin e importimit dhe tregtimit te hidrokarbureve por edhe ne xhepin e konsumatoreve duke sjelle nje rritje te re te cmimit por edhe reduktim te konsumit sikunder ndodhi gjate vitit te kaluar pas aplikimit te takses treshe ne cmimin e naftes. Por do te sjelle edhe me pak te ardhura ne arken e shtetit. Zgjidhja qe ofrohet duke i kthyer bizneset e karburanteve ne zyra te mbledhjes se taksave nuk ka shans ti ndihe qeverise as per te siguruar te ardhura per mbrojtjen e mjedisit dhe kufizimin e makinave te vjetra dhe as per krijimin e fondit te rrugeve per mirembajtjen e tyre.
Per me teper kur ne asnje rast nuk eshte marre mendimi i sipermarrjes dhe as ka pasur ndonje konsultim me ekspertet e saj per te mos folur per respektimin e standarteve europiane per nje treg te rendesishem sikunder eshte tregu i hidrokarbureve thuhet ne deklaraten e shperndare nga Drejtori I BiznesAlbania Bardhi Sejdarasi. am/shqiptarja.com