E Diel, 1 Nëntor 2026

Alergjitë stinore, mjeku: Parandalimi dhe kontrolli, thelbësore për të shmangur komplikacionet afatgjata

Një ndër shqetësimet kryesore mbetet lidhja mes rinitit alergjik dhe astmës. Mjeku Egir Lezha thekson se riniti alergjik konsiderohet si “paradhoma” e astmës dhe, nëse nuk trajtohet siç duhet, mund të çojë në zhvillimin e saj.

Për këtë arsye, “parandalimi dhe kontrolli i alergjive janë thelbësore për të shmangur komplikacionet afatgjata”, apelon mjeku.

Mjekët këshillojnë shmangien e ekspozimit ndaj alergjenëve, përdorimin e mjekimeve të rekomanduara dhe konsultat e rregullta, si mënyra më efikase për të mbajtur nën kontroll alergjitë stinore dhe për të parandaluar astmën.

Gazetare: M. Gjoni  

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›