Alibali: Gabim i opozitës nëse nuk merr pjesë në Komisionin e Posaçëm

Juristi Neritan Alibali deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se opoizta do të bëjë gabim taktik nëse nuk merr pjesë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.
Sipas tij, opozita nuk ka luksin që gjithnjë ti lejë Ramës fushë të lirë.
“Rama e barazoi Reformën në Drejtësi me Rezolutën. Miratimi në Kuvend i Rezolutës në thelb është një veprim butaforik, sepse rezolutat janë dokumente që miratohen nga kuvendet, por nuk janë detyruese. Janë deklarative. E gjithë kjo zhurmë për komisionin dhe rezolutën më krijon përshtypjen se PS ka nisur fushatën elektorale. Opozita reagon siç ka reaguar edhe më parë. Nuk dua të merrem me konspiracione. Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen pa opozitën. Duhen 93 vota. Nuk merrem me konspiracione. Opozita bëri mirë që nuk e votoi rezolutën, por mendoj se bën gabim nëse nuk merr pjesë në komision. Opozita nuk mund të iki nga përgjegjësitë e detyrimet parlamentare. Komisione të tilla nuk ndihmojë Ramën. Po të jetë për konsipracion, opozita e ndihmon Ramën me vota vetëm me votime që mund të cenojnë Reformën në Drejtësi. Komisioni është i izoluar. Nuk do të bëjë asgjë. Opozita nuk duhet t’ia lejë fushën bosh gjithnjë Ramës.”, tha Alibali.
/rtsh.al/