E Martë, 3 Nëntor 2026

Baçi: Votova kundër Komisionit të Posaçëm. Vendimi i grupit tonë ishte kundër

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” nga Alban Dudushi se Grupi Parlamentar i Rithemelimit kanë vendosur të jenë kundër pr/rezolutës të mazhorancës dhe me pas të Komisionit të Posaçëm.

Për deputetin Baçi, kjo ishte një rezolutë e nisur vetëm nga mazhoranca që në zanafillë nuk do votohej nga opozita sepse është bërë nga PS-ja dhe më pas na thanë hajde e votojmë së bashku.

“Nëse do të ishim serioz dhe do duhej të ishte e nevojshme një rezolutë për të votuar korrupsionin duhet të kishte konsensus të përbashkët. Ishte një Pr/rezolutë që u kthye në rezolutë fal atyre që I shërbejnë Ramës dhe aspak opozitës apo qytetarëve shqiptar”

Duke shpjeguar votën kundër të deputetëve të Rithemelimit, deputeti demokrat Baçi u shpreh se,” pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar ka qenë kundër kësaj pr/ligji dhe kundër ngritjes së komisionit.   U morr vendim për mospjesëmarrje dhe unë votova kundër dhe dikus abstenoi, dikush iku nga salla apo mospjesëmarrje”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›