E Martë, 3 Nëntor 2026

Alpet shqiptare, humb jetën alpinisti nga Kosova

Një alpinist nga Kosova është rrëzuar në Alpet shqiptare dhe për pasojë ka ndërruar jetën, njoftojnë burime policore nga Tropoja. 

Sipas  njoftimit ngjarja ka ndodhur vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbone.

Policia thotë se nuk mund të ndërhyhej në rrugë tokësore apo helikopter, përveç nga ekspertët alpinistë.

Për operacionin e ndërhyrjes janë njoftuar grupi i alpinistëve ekspertë nga Kosova.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›