E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada amerikane: Policia e Shtetit pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan

Ambasada amerikane në Tiranë njofton se njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan.

Sipas ambasadës, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm.

“Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan.

Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›