Ambasada e SHBA: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër krimeve

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ 33 specialistë të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit përfunduan kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndau sot një mesazh urimi për 33 specialistët, ndërkohë që u shpreh se ky është një program i thelluar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve Bashkuara (ICITAP), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
Sipas ambasadës së SHBA-ve, përmes këtij “trajnimi rigoroz, policia shqiptare po forcon aftësitë e saj për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe për ta bërë këtë me transparencë dhe përgjegjësi, në përputhje me parimet bashkëkohore dhe ndërkombëtare të policisë”.
Nga marrja e diplomave të 33 specialistëve të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit Shqiptar ... 1 nga 7/e.i/j.p/