E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada e Suedisë: Kërkesë kyçe për integrimin në BE, ndjekja penale efektive e korrupsionit

TIRANË, 12 mars /ATSH/ Ambasadë e Suedisë në Shqipëri reagoi sot lidhur me vendimin e Kuvendit për rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Ambasada suedezë deklaron se, Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar.

Sipas ambasadës suedeze “një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta”.

“Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi”, theksoi ambasada suedeze në Tiranë.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›