E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadoret Ndalni dhunenndaj gruas jemi te shqetesuar

Te tjera rreth shkrimit PDF- Letra e hapur e Ambasadoreve TIRANE- Ambasadoret e Bashkimit Europian te akredituar ne Tirane nepermjet nje letre te hapur shprehin shqetesimin per dhunen ndaj grave dhe shprehin
nevojen per te penalizuar si dhunen me baze gjinore ashtu edhe dhunen ne familje.

Vetem vitin e kaluar nga statistikat zyrtare qe tregojne se 17 gra jane vrare nga bashkeshortet e tyre.

Per te konsoliduar me tej te drejtat e grave ne nxisim autoritetet kombetare qe te garantojne qe legjislacioni penal ti siguroje mbrojtjen dhe mekanizmat e pershtatshem ligjor te mbijetuarave te dhunes ne familje. Ne vazhdojme te jemi mjaft te shqetesuar nga statistikat zyrtare qe tregojne se 17 gra jane vrare nga bashkeshortet e tyre gjate vitit te kaluar. Me e rendesishme eshte nevoja per te penalizuar si dhunen me baze gjinore ashtu edhe dhunen ne familje. - thuhet ne letren e hapur te firmosur nga 12 ambasadore te akredituar ne Tirane.

Ambsadoret kerkojne gjithashtu rishikimin dhe fuqizimin e sistemit ekzistues te kuotes gjinore ne linje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it duhet te ndihmoje qe te garantohet degjimi i zerit te grave. Pavaresisht kuotes 30 per pjesemarrjen e grave ne politike aksesi i grave ne pozicione vendimmarrese si ne nivel kombetar edhe vendor mbetet i ulet.- verejne ambasadoret. Nderkohe qe grate perfaqesojne vetem 16 te deputeteve ne parlament 12.4 te anetareve ne keshillat bashkiak dhe te komunave si dhe vetem 7 nga 384 kryetare te qeverisjes vendore ato nuk mund te kene nje ze te forte dhe te sigurojne qe interesat dhe nevojat e tyre te adresohen ne menyren e duhur. Rishikimi dhe fuqizimi i sistemit ekzistues te kuotes gjinore ne linje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it duhet te ndihmoje qe te garantohet degjimi i zerit te grave.

Ambasadoret kerkojne qe shqetesimet te adresohen ne ndryshimet e Kodit Penal dhe Kodit Zgjedhor per te siguruar de facto te drejta te barabarta si per burrat edhe per grate.

Duke qene se Kodi Penal dhe Kodi Zgjedhor do te rishikohen nga Parlamenti se shpejti ne shpresojme qe keto shqetesime do te adresohen dhe do te nxisin Shqiperine te beje perpjekje per te arritur standardet nderkombetare te vendosura nga Konventa e Kombeve te Bashkuara per Eleminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit ndaj Gruas sebashku me harmonizimin e legjislacionit shqiptar me kuadrin ligjor te BE-se per te siguruar de facto te drejta te barabarta si per burrat edhe per grate. ndash mbyllet letra e 12 ambasadoreve.

FIRMETARET
Letra eshte firmosur nga Znj. Christine Moro Ambasadore e Republikes se Frances ne Shqiperi
Znj. Carola Muller-Holtkemper Ambasadore e Republikes Federale te Gjermanise.
Znj. Yvana Enzler Ambasadore e Konfederates se Zvicres ne Shqiperi
Znj. Fiona McIleham Ambasadore e Mbreterise se Bashkuar
Znj. Zineb Touimi-Benjelloun Koordinatore e Perhershme e Kombeve te Bashkuara
Znj. Semia de Tapia Perfaqesuese e UN Eomen
Znj. Kseniya Lvovsky Manaxhere e Bankes Boterore ne Shqiperi.
Z. Astrid Eein Drejtoreshe e Zyres se Bashkepunimit Teknik Austriak
Z. Henk G.C. van den Dool Ambasador i Mbreterise se Hollandes
Z. Karsten Ankjaer Jensen Ambasador i Mbreterise se Danimarkes
Z. Ettore Sequi Ambasador i Delegacionit te Bashkimit Europian
Z. Eugen Wollfarth Ambasador i OSBE-se
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›