E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i BE-së viziton GJKKO, takim me drejtuesin Erion Bani

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vizituar sot ambientet e Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është takuar me drejtuesin e saj, Erion Bani.

Vizita vjen pas inaugurimit të sallave të reja të gjykimit të ndërtuara sipas një modeli të ngjashëm me atë amerikan, një investim i mbështetur pjesërisht nga fondet e Bashkimit Europian, si dhe nga të ardhurat e sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi i organizuar.

Sipas burimeve institucionale, këto ambiente të reja synojnë të rrisin eficiencën e proceseve gjyqësore dhe të forcojnë standardet e sigurisë në gjykimet e çështjeve të posaçme që trajton GJKKO.

Vizita e ambasadorit shihet gjithashtu si një sinjal i mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për reformën në drejtësi dhe institucionet e posaçme në Shqipëri, në kuadër të procesit të integrimit europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›