E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT shemb ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur në Berat

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të enjte në Berat, ku ka shembur një objekt 3-katësh dhe disa struktura prej muri të ndërtuara pa leje brenda një zone të mbrojtur.

Sipas njoftimit zyrtar të IKMT-së, objekti dhe strukturat nuk dispononin dokumentacionin përkatës ligjor dhe ishin ngritur në një territor të shpallur zonë e mbrojtur me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Autoritetet theksuan se aksioni është pjesë e kontrolleve për mbrojtjen e territorit dhe respektimin e ligjit në zonat me status të veçantë.

“IKMT mbetet e vendosur të mos tolerojë asnjë rast të shkeljes së ligjit në territor”, thuhet në reagimin zyrtar të institucionit.

Ndërhyrjet kundër ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura janë intensifikuar muajt e fundit, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar vijimin e aksioneve në të gjithë vendin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›