E Premte, 6 Nëntor 2026

Ambasadorja e BE-së dorëzon raportin e progresit 2026 në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian - ATSH -

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, i ka dorëzuar Raportin e Progresit 2026 për Shqipërinë Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe dy bashkëkryetarëve të tij, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku.

Në një reagim, ambasadorja theksoi rëndësinë e dialogut politik dhe konsultimit me publikun në procesin e integrimit evropian të vendit.

“Këshilli bashkon në një tryezë mazhorancën, opozitën dhe shoqërinë civile, dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së ka nevojë pikërisht për këtë: dialog të mirëfilltë politik dhe konsultim real me publikun”, u shpreh Moreira de Sousa.

Ajo nënvizoi se përplasjet politike ngadalësojnë reformat dhe vonojnë përfitimet që anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të sjellë për qytetarët shqiptarë.

“Ky është një projekt kombëtar, i cili mund të ecë përpara vetëm nëse ndërtohet së bashku”, theksoi ambasadorja.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›