E Diel, 1 Nëntor 2026

Andoni: Irani imiton SHBA-të në shumë gjëra. SHBA do të kontrollojë kanalin e Hormuzit

Analisti Ben Andoni ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 ka deklaruar se Irani imiton Shtetet e Bashkuara në shumë gjëra duke nisur nga sistemi shëndetësor, ai i pensioneve deri te sistemi arsimor i jashtëzakonshëm.

“Irani me Amerikën kanë shumë gjëra të përbashkëta. Po të dalim në terren, Irani imiton Amerikën në shumë gjëra; sistem shëndetësor, sistem i pensioneve, sistem arsimor i jashtëzakonshëm.

Gjënë që ka injoruar tani bota është pjesa e shpirtit që kanë në Iran. Është e vërtetë që Irani është problem për rajonin, por kini parasysh keni shmangur elementin fetar”, u shpreh Andoni.

Ai vuri në dukje se elementi fetar në Iran është një aspekt që e mban të bashkuar si vend, ndërsa theksoi se interesi i SHBA-së ndaj Iranit është shumë i madh.

Sipas Andonit,  SHBA-të duan të kontrollojnë kanalin e Hormuzit siç “duan të bëjnë me Groenlandën, atë duan të bëjnë me Hormuzin dhe të tjerët”.

“Është shteti që është tempulli i pjesës shiie, dhe është brenda një krenari që ne nuk e kuptojmë sepse lidhja jonë me fenë është shumë relative.

Por kjo lidhje i mban në unitet, por kjo lidhje që në protestat që u bënë, po nxjerrin gjithnjë e më shumë që janë bërë me ndikim të huaj.

Interesi për Iranin është interes i madh sepse SHBA-të po duan të kontrollojnë kanalet që do të thotë, që atë duan të bëjnë me Groenlandën, atë duan të bëjnë me Hormuzin dhe të tjerët.

Armatimi i vërtetë cedon sepse një pjesë e vendeve të NATO-s po shmanget me kujdes dhe po vendoset tjetër infrastrukturë për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Ndërsa Irani nuk ka kapacitet, është e vërtetë. Ka një regjim që është problematik, është monolit, është problematik për ata vetë, për standardet dhe kanë vite që janë në embargo”, deklaroi më tej Andoni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›