Konflikti në Lindjen e Mesme-Putin dhe Pezeshkian bisedë telefonike mes tyre. Kremlini: Vijojnë kontaktet mes Moskës dhe Teheranit

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian kanë rënë dakord të vazhdojnë kontaktet midis vendeve të tyre respektive përmes kanaleve të ndryshme.
Sipas shërbimit për shtyp të Kremlinit, bëhet e ditur se mes Putinit dhe Pezeshkianit ka pasur një bisede telefonike.
Ky është njoftimi i parë publik për kontakte në këtë nivel pas sulmit të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit
“U ra dakord që kontaktet me palën iraniane të vazhdojnë përmes kanaleve të ndryshme”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
Ky zhvillim vjen në mes të luftës së vazhdueshme që nisi në fund të shkurtit 2026, kur SHBA dhe Izraeli nisën sulme të koordinuara kundër pikave ushtarake, programit bërthamor dhe udhëheqjes iraniane, me qëllim ndryshimin e regjimit dhe shkatërrimin e kërcënimeve si programi raketor dhe bërthamor i Iranit.
Sulmet kanë shkaktuar viktima të mëdha civile dhe ushtarake, përfshirë vdekjen e udhëheqësit suprem Ali Khamenei, dhe kanë përshkallëzuar tensionet në Lindjen e Mesme.
Rusia ka mbajtur një linjë të hapur komunikimi me Iranin gjatë kësaj krize, duke dënuar sulmet dhe duke vazhduar dialogun politik dhe ekonomik.
Telefonata mes Putinit dhe Pezeshkianit konfirmon angazhimin e Moskës për të mbështetur Teheranin përmes kanaleve diplomatike, pavarësisht presionit ndërkombëtar.
/rtsh.al/