Andrich frikëson Arsenalin, Havertz arrin Leverkusenin në frymën e fundit

Ndeshja e parë e raundit të 16-shes në Champions League midis Bayer Leverkusen dhe Arsenalit përfundoi 1-1. Në Gjermani, ndeshja u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë.
Grimaldo asistoi për Andrich, i cili u tregua i saktë për ti dhënë epërsinë skuadrës gjermane. Topçinjtë barazuan në sekondat e fundit me një penallti të kthyer në gol nga ish-lojtari i Leverkusën, Havertz në minutën e 89-të.
Përfundon 1-1 dhe tani Arteta do të duhet vetëm të fitojë ndeshjen e kthimit në shtëpi (e planifikuar për në Emirates më 17 mars) për t’u kualifikuar në çerekfinale.