E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtari i 9-të i Kushtetueses, Komisioni i Ligjeve shpall vakancën për vendin në Gjykatë

Parlamenti shpalli sot vakancën për anëtarin e 9 të Gjykatës Kushtetuese, vakancë që u krijua pas dorëheqjes së Elsa Toskës. Shpallja u bë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve vetëm me votat e Partisë Socialiste dhe kandidatët kanë 20 ditë kohë për të  dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për kandidim.

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, duke akuzuar mazhorancën se ka përdorur çështjen e mandateve të gjyqtarëve kushtetues për ta kapur këtë institucion.

PD vuri në dukje se hapja e vakancës vjen pas nje vendimi të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandateve të anëtarëve të saj. Por ky vendim nuk është publikuar i arsyetuar dhe nuk është botuar në fletoren zyrtaren dhe rrjedhimisht nuk ka hyrë në fuqi.

Në Gjykatën Kushtetuese janë dy vende vakante; një anëtar do të zgjidhet nga Parlamenti dhe një nga Presidenti i Republikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›