Anija turke e naftës goditet nga droni në Detin e Zi

Anija turke e naftës “Altura” është goditur nga një dron rreth 15 milje detare (28 kilometra) larg Ngushticës së Bosforit, në afërsi të Stamboll, raportojnë mediat turke.
Sipas televizionit NTV, në bordin e anijes ndodhej një ekuipazh prej 27 personash, të cilët janë të gjithë të sigurt dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Anija, e cila mban flamurin e Sierra Leones, ishte nisur nga porti rus i Novorossiysk me rreth një milion fuçi naftë të papërpunuar, sipas të dhënave të gjurmimit detar.
“Altura” ndodhet gjithashtu nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.
Raportohet se një shpërthim ka ndodhur në bord pas goditjes nga droni në Detin e Zi, duke shkaktuar dëmtime që çuan në depërtimin e ujit në dhomën e motorëve.
Pas incidentit, anija ka kërkuar ndihmë emergjente, ndërsa roja bregdetare turke dhe ekipet e reagimit të shpejtë janë dërguar menjëherë në vendngjarje.
Autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërsa situata është vënë nën kontroll./vizionplus.tv