Anijet turistike në portin e Sarandës, gjatë muajit korrik pati 7 të tilla me turistë anglezë dhe amerikanë

Në portin detar të Sarandës edhe gjatë këtij sezoni turistik vijon trendi i ardhjeve të kroçerave të ndryshme nga mbarë bota. Përgjegjësia e përpunimit të anijeve Hatixhe Ismaili bën me dije se kompani të ndryshme preferojnë që të ankorohen në portin e Sarandës.
“Planifikimi i kroçerave që vijnë në Sarandë nuk bëhet nga ne por bëhet nga kompanitë përkatëse të cilat bëjnë paketa specifike bazuar në kërkesat e udhëtarëve. Megjithatë themi që kompanitë serioze që udhëtojnë në Adriatik preferojnë të vijnë në portin e Sarandës dhe trendi është gjithmonë në rritje”, u shpreh Përgjegjësja e përpunimit të anijeve, Hatixhe Ismaili,
Gjatë këtij muaji është rritur ndjeshëm numri i kroçerave ku kanë mbërritur rreth 7 të tilla me turistë kryesisht amerikanë dhe anglezë. Gjatë kohëve të fundit ka dhe kroçera të cilat zgjedhin të rikthehen sërish në brigjet e detit Jonit.
/RTSH/