Kultivimi i shalqirit, fermeri në Drithas mbjell 2 HA tokë bujqësore, prodhimi i mbarë

Fermerët e fushës së Maliqit njihen për prodhimin e një sërë kulturash bujqësore, ndër to edhe shalqiri. Fermeri Çelnik Senja ka mbjellë një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh dhe punon në bujqësi prej 20 vitesh.
Prodhimi vjetor është i konsiderueshëm dhe sigurojnë të ardhura të cilat arrijnë t’i mbulojnë kostot e prodhimit. Fermeri thekson se tregon një kujdes të veçantë në kultivimin e shalqirit dhe se nuk përdor trajtime kimike por produkti është bio .
“Kam dal mirë, shalqiri është farë holandeze dhe është shumë e mirë dhe kam gati 20 vjet që mbjellë. Ka qenë nxehtë por kemi pasur ujë”, Çelnik Senja.
Senja bën me dije se tokën e punon së bashku me djemtë dhe iu përcjell një mesazh të rinjve, që të mos e braktisin sektorin e bujqësisë pasi mund të sigurojnë të ardhura të kënaqshme. Veç shalqirit, fermeri kultivon edhe perimet, grurin e misrin.
/RTSH/