E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Aleks Pepaj, një prej pjesëtarëve të grupit kriminal të Jetmir Pepës, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së 1 ditë më parë.

Pepaj u la në burg i akuzuar për trafik droge, e pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 5 qershor, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas goditjes së grupit kriminal të Jetmir Pepës.

Ky grup ka vepruar kryesisht në vitet 2019-2021 në Amerikën Latine, në Belgjikë dhe Holandë, ndërsa etëm në vitin 2020 futi ose tentoi të trafikonte në Evropë të paktën 7.5 tonë kokainë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›