E Diel, 1 Nëntor 2026

Antonio Costa nis turin në Ballkan, Presidenti i Këshillit Europian mbërrin nesër në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa nis sot nje tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e tij fillon në Sarajevë, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e Bosnjë Hercegovinës.

Më pas në 2 qershor, Costa do të mbërrije në Tiranë, ku pritet të takohet me kryeministrin Rama dhe presidentin Begaj.

Gjatë qëndrimit ne kryeqytetin shqiptar ai do të zhvillojë gjithashtu një takim me studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës.

Më 3 qershor, Presidenti i Këshillit Evropian do të vizitojë Prishtinën ku në axhendën e tij janë parashikuar takime me liderët institucionalë dhe përfaqësues të partive politike.

Turi do të mbyllet në Malin e Zi ku më 5 qershor do te mbahet samiti BE–Ballkani Perëndimor.

Tema qendrore e këtij samite do të jetë “prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›