E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta reagon nga qelia për humbjen e babait

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar, pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Meta shprehet se ndarja nga jeta e të atit është një lajm i trishtë për të dhe familjen, duke dhënë edhe detaje nga ceremonia mortore e të atit.

“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,

Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.

Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim”, shkruan Meta.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›