Apeli: Të hetohet Eriselda Sefa. Një qytetar e ka paditur kryebashkiaken e Lushnjës për shërdorim detyre

Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar SPAK të hetojë kryetaren e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.
Kjo e fundit prej 30 shtatorit është nën hetim pas kallëzimit të një qytetari për falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Prokuroria ishte shprehur për pushimin e çështjes duke marrë edhe miratimin e shkallës së parë, por qytetari që bëri kallëzimin e çoi çështjen në Apelin e Posaçëm ku u mor vendimi për hetimin e kryebashkiakes.
Në padi thuhet se, kryebashkiakja ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit./vizionplus.tv