E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dyshohet se shfrytëzoi për 3 vite një 30-vjeçare për prostitucion, arrestohet autori në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili akuzohet se ka shfrytëzuar për tre vite një 30-vjeçare për prostitucion.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit”, njofton policia.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, bashkëpunuan me shërbimet sociale, me qëllim akomodimin e 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme për të.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Ndaj 42-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›