E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO lë në burg Metën, rrëzohet kërkesa për masë më të lehtë sigurie

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot (4 maj) të mos pranojë ankimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkonte zëvendësimin e masës së arrestit në burg me një masë më të lehtë, si arrest në shtëpi, garanci pasurore apo detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Trupi gjykues monokratik, me gjyqtare Saida Dollani, la në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe për pasojë masa e arrestit në burg për Metën mbetet e pandryshuar.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024. Dosja ‘Meta’ përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›