E Hënë, 2 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO urdhëron nisjen e hetimeve për kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefa u kallëzua për një pasuri publike me qira

Apeli i GJKKO ka urdhëruar SPAK-un të nisë hetimet për kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefa, e kallëzuar për falsifikim dokumentesh dhe pengim të zbardhjes të së vërtetës.

Kallëzuesi, një qytetar, pretendon se Sefa dhe Këshilli Bashkiak kanë kryer shkelje gjatë procedurës për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, duke manipuluar dokumente dhe procesverbale.

Gjithashtu, ajo dyshohet se nuk ka dërguar materialet e plota tek SPAK-u, duke penguar hetimin.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›