Apeli rikthen në qeli Lefter Kokën/ Vendimi nuk ekzekutohet, ish-ministri rezulton jashtë Shqipërisë

Pavarësisht vendimit të Apelit të GJKKO për rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, vendimi ende nuk është ekzekutuar, pasi ai rezulton prej muajsh jashtë territorit shqiptar.
Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar Kokën me 2 vite burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, në kuadër të gjykimit të shkurtuar. Megjithatë, Apeli ndryshoi pikën që parashikonte shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Sipas përllogaritjeve të autoriteteve, Lefter Kokës i kanë mbetur edhe rreth 6 muaj vuajtje dënimi në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.