Ardian Ismajli drejt Torinos, firmos për tre sezonet e ardhshme

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli ka firmosur me Torinon për tre sezonet e ardhshme.
Pas largimit nga Empoli ai mbetet sërish në Serie A, por këtë herë me fanellën e Torinos dhe nën urdhrat e trajnerit të ri, Marco Baroni.
“Sky Sport” bën të ditur se firma tanimë është hedhur në kontratë. Në Itali bëjnë me dije se Ismajli do përfitojë 1.1 milionë euro në sezon.
Për Ismajlin ishin në garë disa skuadra, që e kërkonin. Ndër të tjera ishin Bolonja dhe Verona në Seria A, ndërsa Beshiktash e dëshironte në Turqi.
/gj.m//a.f//r.e/