Arion Sulo: Paraburgimi e nxorri Veliajn 99% nga politika, pak shanse për rikthim

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” të moderatores Alba Alishani në RTSH1 se paraburgimi e ka nxjerrë Erion Veliajn 99 për qind nga politika dhe se ka pak shanse që të rikthehet.
Duke marrë në analizë rastin e Veliajt, Sulo vuri në dukje se ai ka një vendim në favor siç ishte ajo e Gjykatës Kushtetuese.
“Z. Veliaj e ka një vendim në favor nga Gjykata Kushtetuese që e mori para dy javësh, pra, që ai është kryetari i bashkisë. Ai do ta çojë prapë në Kushtetuese. Ai ka në Apel betejën e GJKKO-së. Pas asaj ai do të shkojë në Kushtetuese sepse e kanë thënë avokatët; në fundjavë do ta çojmë në Kushtetuese. Me ato që ka thënë Rama, aty ka të drejtë Rama; me logjikën e vendimit që është kryetar bashkie do të duhet ta rikthejë në detyrë sepse ka kaluar një vit”, tha Sulo.
Ai shpjegoi se tashmë ka një dilemë mes SPAK-ut dhe rastit të Veliajt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Tani vijmë te një pyetje shumë e rëndësishme, tani ky njeri, i dyshuar, i pandehur për atë korrupsion, SPAK thotë ka edhe dosje të tjera, ka fraksione, kthehet kryetar bashkie dhe është prapë në të njëjtin pozicion? Kjo është një dilemë shumë e madhe. Po pse për mua vjen kjo dilemë? Sepse hetimet kanë filluar për zyrtarët e lartë në Shqipëri, si djathtas dhe majtas me spektakle; arrestimet”, u shpreh analisti Sulo.
Analisti Sulo theksoi më tej se ashtu si në rastin e Metës dhe në rastin e Veliajt, “paraburgimi e nxori 99 për qind nga politika. Shumë pak shanse ka.”
“Ne harruam Metën. Veliaj nuk është rasti par-exellance. Te Veliaj masa e paraburgimit qëndron për atë kohë, jo tani, se tani ka një vit.
U dorëzua akuza. Ai shkoi në Gjykatën e Lartë kur ishte i shkarkuar pa dhënë vendimin Kushtetuesja. Shkoi një vit pasi ishte mbyllur dosja dhe ata prapë e lanë në burg.
Kemi atë që kemi thënë; Çfarë kërkon SPAK-u bëhet! Tani ka ndërruar loja me Kushtetuesen. Shembulli për mua është Meta; jashtë pushtetit, arrestim i bërë nga qeveria, SPAK-u ka bërë distancë për të krijuar opinionin e shkatërrimit të asaj partie dhe ndodhi. Ashtu siç edhe Veliajt, paraburgimi atë i bëri e nxori 99 për qind nga politika. Shumë pak shanse ka”, tha më tej Sulo.
/rtsh.al/