Arion Sulo: Vendi i ekspozuar nga zjarret dhe përmbytjet prej 35 vitesh

Analisti Arion Sulo ka deklaruar se vendi ka qenë i ekspozuar nga zjarret dhe përmbytjet që prej 35 vitesh.
Duke folur në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit, Sulo vuri në dukje se Shqipëria konsiderohet nga Banka Botërore si një ndër vendet pasi sipas Sulos, “kemi hendek të madh me mbulimin e sigurimeve dhe mjetet dhe investimet për t’i pasur sa më pak dëme, ne nuk i vendosim në eficencë.”
“Është abuzim, është shpërdorim dhe vjedhje e fondeve. Mospërdorimi i tyre me efeciencë. Nuk ka gjë që nuk dihet. Raporti i Bankës Botërore thotë për vit; Shqipëria, ndër më të rrezikuarat në rajon për fatkeqësitë natyrore, zjarre dhe përmbytje. Me zjarrin dhe përmbytjet jemi më të ekspozuarit sepse kemi hendek të madh me mbulimin e sigurimeve dhe mjetet dhe investimet për t’i pasur sa më pak dëme, ne nuk i vendosim në eficencë”, tha Sulo.
Ai theksoi më tej se qytete si Vlora, Durrësi dhe Tirana përmbyten çdo vit dhe kjo situatë sipas Sulos vijon prej 35 vitesh.
“Sipas ekspertëve do të kemi më pak shira por të rrëmbyeshëm dhe vera do të jetë shumë e thatë dhe e zgjatur çka shton rrezikon e zjarreve dhe të përmbytjeve. Ne jemi të ekspozuar sot e 35 vjet nga këto, pothuajse njësoj Vlora, Durrësi dhe Tirana. Tirana ishte e bllokuara para 2 orësh, nuk lëvizje dot. 2 miliardë që janë prej 35 viteve që nuk mbarojnë kurrë. Po kjo nuk mbaron, nuk është se ndodh një herë një shi që nuk ka ndodhur kurrë dhe ata blejnë ca orendi të tjera që përmbyten pas ca kohësh dhe pjesa tjetër e popullsisë paguan një gjë që nuk kishte pse të paguante”, u shpreh Sulo.
/rtsh.al/