E Martë, 3 Nëntor 2026

Armë, municion dhe drogë mes ullinjve, publikohen pamjet nga operacioni që çoi në goditjen e grupit kriminal në Fier

Dalin pamjet e operacionit të koduar “Procedimi” që çoi në goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafik armësh dhe kultivim droge në Fier.Në pranga u vunë 4 persona, dy prej të cilëve vepronin si organizatorë, ndërsa dy të tjerët siguronin armët e zjarrit dhe klientët. U ushtruan kontrolle në banesa dhe magazinea, ndërsa u sekuestruan 6 armë zjarri, municion luftarak, bimë dhe fidanë kanabisi, maskë plastike dhe uniforma policie.Në pamje shihet edhe kanabisi i mbjellë mes ullinjve për të ‘humbur’ gjurmët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›