Armëpushimi në Gaza vazhdon/ Trump: Marrëveshja është ende në fuqi

Armëpushimi në Gaza vazhdon, edhe pas sulmeve të së dielës që lanë disa të vrarë.
Presidenti amerikan Donald Trump këmbënguli se marrëveshja është ende në fuqi, shtoi se udhëheqja e Hamasit mund të mos jetë e përfshirë në shkeljet e dyshuara të marrëveshjes.
Trump tha se nuk ka një përgjigje, nëse sulmet izraelite janë apo jo të justifikuara.
Ushtria izraelite tha se goditi objektivat e Hamasit në të gjithë enklavën pasi një sulm i mëparshëm vrau dy ushtarë të saj. Sulmet vranë të paktën 45 persona, sipas banorëve vendas dhe autoriteteve shëndetësore.
Zyra qeveritare e medias në Gaza e drejtuar nga Hamasi thotë se Izraeli ka vrarë 97 palestinezë dhe ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit 80 herë që kur ajo filloi.
Ndërkohë ushtria izraelite tha se do të rifillojë zbatimin e armëpushimit pas përplasjeve të fundit.
Nga ana tjetër Hamasi është shprehur se është i përkushtuar ndaj armëpushimit dhe paralajmëroi se sulmet mund ta çojnë situatën drejt një kolapsi total.
Në mes të zhvillimeve të fundit, i dërguari i Trump për lindjen e mesme, Steve Witkoff dhe dhëndri I presidentit amerikan Jred Kushner pritet të udhëtojnë këtë të hënë drejt Izraelit, teksa presioni amerikan është I nevojshëm për të vazhduar marrëveshjen.
Tensionet janë të larta, pasi Izraeli ndër të tjera kufizoi ndjeshëm ndihmat humanitare që hyjnë në Gaza, pasi sipas tyre Hamas nuk ka respektuar kushtet e rënda dakord.
Pika kufitare e Rafah vijon të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm dhe Izraeli ka thënë se hapja e saj do të varet nga mënyra se si Hamasi përmbush premtimin e tij për armëpushim për kthimin e eshtrave të të 28 pengjeve të vdekura.
Pervec 20 pengjeve te gjalla , Hamas do duhet te kishte dorëzuar edhe trupat e 28 pengjeve te pajete por deri me tani ka dorëzuar vetëm 12 prej tyre. Sipas grupit militant ata nuk e dine se ku ndodhen 16 arkmortet e tjera për shkak te shkatërrimit te Gazës dhe rrënojave në territorin e enklavës./abcnews.al