E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestimi i Ilir Metës, Apeli i Posaçëm cakton datën për shqyrtimin e ankimimit

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Apeli i Posaçëm ka caktuar datën 19 nëntor në orën 10:00 për shqyrtimin e ankimimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbi masën e sigurisë arrest me burg. Gjyqtarja e caktuar përmes shortit është Igerta Hysi dhe është ajo personi që do të shprehet mbi kërkesën e kundërshtimit të masës së arrestit ndaj Metës.

Ilir Meta e ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë më datë 4 nëntor. Kërkesa u depozitua nga avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj i cili tha se një masë e tillë nuk qëndron, pasi Meta është ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë.

Masa e sigurisë ndaj Ilir Metës u dha në 23 tetor nga GJKKO, ndërkohë që ai u arrestua, pranë “Kthesës së Kamzës” më 21 tetor, teksa po kthehej nga Kosova.

/e.i/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›