Arrestimi i Metës, Berisha: Persekutim politik, nuk kanë publikuar asnjë fakt

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi sot arrestimin e Ilir Metës si persekutim politik dhe me urdhër të Edi Ramës.
I pyetur gjatë një konference për mediet, Berisha tha se çdo gjë ndaj tij është politike.
“Persekutimi i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt asnjë dokument, por ka zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Kjo është përgjigjja ime”, u shpreh Berisha.
Berisha nga “arresti i shtëpisë” akuzoi kreun e SPAK duke theksuar se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën.
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, aktualisht president i Partisë së Lirisë, është arrestuar me urdhër të SPAK.
/j.p/r.e/