E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestimi i ish-kreut të IMT Durrës, policia: Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë dykatëshe dhe fushë minifutbolli

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Drejtori i Policisë së Durrësit Vilson Bala dha sot detaje për arrestimin e ish-kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës shtetasit A. H.

Bala tha se “gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe ato të IKMT-së, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Rezidenc디.

“Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021”, njoftoi Bala.

Sipas Balës, nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim.

“Materialet iu referuan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për veprat penale: “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “Shpërdorim i detyrës””, tha Bala.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›