E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjermania përkrah Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ – Gjermania qëndron e vendosur përkrah Shqipërisë dhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane, thuhet në një postim në Facebook të ambasadës së Gjermanisë në Tiranë. ”Evropa është më shumë se tregu i brendshëm më i madh në botë. Evropa është një premtim për siguri, mirëqenie dhe liri”, thuhet në shënimin e ambasadës. ”Ky premtim shtrihet përtej kufijve tanë. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme gjatë viteve të fundit. Tani është koha që ky rrugëtim të vazhdohet me vendosmëri. Anëtarësimi në BE nuk është vetëm një proces teknik – zgjerimi është gjeopolitikë”, shton ajo. ”Ne nuk duhet t’ua lëmë fqinjësinë tonë autokratëve, të cilët duan të ushtrojnë ndikim dhe të krijojnë varësi. Rruga drejt BE-së bazohet në kritere të qarta – por qëllimi mbetet anëtarësimi”, thekson ambasada. ”Gjermania qëndron e vendosur përkrah Shqipërisë dhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane”, përfundon postimi në Facebook i ambasadës së Gjermanisë në Tiranë./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›