E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen katër policë në Kapshticë, nuk kontrolluan automjetin ku u gjetën gjashtë kilogramë heroinë

Katër punonjës policie në pikën kufitare të Kapshticës kanë rënë në pranga për shpërdorim detyre, pas aksionit që u zhvillua mesditën e të shtunës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore , ku u kapën 6 kg heroinë në një automjet.

Punonjësit e Policisë akuzohen se, me mosveprime dhe në shkelje të ligjit, nuk kanë ushtruar kontrolle ndaj automjetit ku ishte fshehur sasia e madhe e drogës.
Në pranga ra edhe drejtuesi i automjetit, Valmir Balliu, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në një vend të ndërtuar enkas brenda makinës.Gjithashtu, gjatë operacionit u u sekuestruan edhe 5 aparate celularë, 256 fishekë pistolete, 20 fishekë armë gjahu, si dhe automjeti ku ishte fshehur heroina.

Lënda narktike sipas policië, kishte si destinacion shtetin fqinj, Greqinë.

Hetuesit po verifikojnë celularin e shoferir Valmir Balliu, i cili besohet se ishte korrieri i një grupi kriminal që vepron mes pogradecit dhe korcës. Në telefon po shikohen të gjitha komunikimet e tij për të hedhur dritë mbi lidhjet me persona të thjerë që janë përfshirë në trafik.

Ndërkohë, agjencia e mbikqyrjes policore po zhvillon verifikime të mëtejshme për të parë nëse punonjësit e arrestuar thjesht negliyhuan detyrën ao janë paguar për të mos e kontrolluar automjetin me heroine

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›